Kush nuk ia ka dhënë rrogën Aziz Salihut?

Boksi

Kush nuk ia ka dhënë rrogën Aziz Salihut?

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 13:20
Aziz Salihu

Ish boksieri i mirënjohur Aziz Salihu është shumë i zhgënjyer, sepse sipas tij ka tri javë që iu është vonuar rroga. Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ende nuk e kupton pse iu është vonuar rroga. “Nuk e di pse është vonuar rroga. U dashtë të marrë me një shkurt rrogën e muajit janar. E di që ministri i sportit nuk është në dijeni që mu ka vonuar rroga, sepse po ta dinte ai, do të reagonte menjëherë. Nuk e di çka u bë aty ku vendoset për rrogë, dhe ende nuk kam marrë përgjigje. Për mua është shumë që të vonohet rroga për tri javë kur dihet se me duhen për barna. Të gjithë e dinë gjendjen time shëndetësore. Besoj se ata që merren me dhënien e rrogave do të përshpejtojnë këtë punë”, tha Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai i është mirënjohës ministrit të sportit. “Ministri Kujtim Shala ka bërë shumë për mua dhe do i jam mirënjohës publikisht. Sepse ai më ka vlerësuar shumë kontributin që kam bërë në sport”, thotë ‘Zizi’. Legjenda e boksit rrogën e merr nga shteti për shkak t kontributit që ka dhënë për sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat