Iku Xhoxhaj, kush e ka radhën tani?

Boksi

Iku Xhoxhaj, kush e ka radhën tani?

Nga: Naser Shala Më: 8 janar 2017 Në ora: 17:44
Xhoxhaj i pari majtas, Shala i pari djathtas

Debate

Shkruan: Naser Shala

Para pak kohe në një shkrim në gazetën ‘Bota sot” kisha paralajmëruar se nuk do të shkojë më shumë se dy vjet dhe rrezikon Kosova të mbetet pa boksierë shkaku i politikës së federatës që janë duke e zhvilluar tash për tash. Ikja e fundit apo largimi i fundit i boksierit Armend Xhoxhajt dëshmon se sa në situatë të vështirë është boksi dhe krejt shkaku i keqmanaxhimit. Dikujt do t’i vijë nxehtë kur konstatojë se nuk do të ketë boksierë brenda dy vjetësh të të boksojnë edhe në turnetë që organizojnë në Kosovë se lere më të kemi ndonjë për arenën ndërkombëtare. Këtë që e shkruaj, e shkruaj me fakte të forta, se një periudhë vetë kam qenë pjesë e boksit në Kosovë dhe e di se çfarë ndodhë atje! Dhe Federata e Boksit e Kosovës duhet të ketë parasysh se pas ikjes së Xhoxhajt nuk do të mund ta bjerë asnjë medalje të artë në Kosovë në konkurrencën e meshkujve. Sepse do të marrin pjesë në garat e ndryshme evropiane e botërore, pra ato që janë në nivelin e kalendarit të garave të EUBC-s e AIBA-s, por nuk do të arrijnë asgjë, se kanë mbetur me boksierë pa përvojë, se lere më të mendojnë me ndonjë boksierë nga meshkujt të shkojnë në Lojërat Olimpike që mbahen në Tokio në vitin 2020. Ata boksierë që janë, shihet se janë  të demoralizuar qysh në hapje të vitit 2017, por që po i mban disa shpresa Olimpike ‘Tokyo 2020’.

Dhe tani kanë futur boksierë të rinj të moshës 14-16 vjeç, që të marrin bursa, që në një mënyrë është shumë e mirë, por sipas asaj që shoh këta nuk kanë gjasa reale të kualifikohen për Tokio, sepse nuk ka afat të mjaftueshëm kohor për ta mbush normën Olimpike, sepse në atë kohë dalin në moshën e pjekurisë 18-vjeçare. Ndërkaq, boksierët aktiv që janë të gatshëm për Olimpiadën e Tokios nuk i përkrahin dhe e dinë ata pse!  Dhe kjo po reflekton për të keq dhe ikin boksierët me plot të drejtë në kërkim të një jete më të mirë, në fakt edhe kushteve më të mira. Tash Kosovës pas ikjes së Xhoxhajt i kanë mbetur dy ose tre boksierë që janë deri diku për gara ndërkombëtare, por edhe këta do ta lënë një ditë dhe shumë shpejtë, sipas informatave që posedoj, këta boksierë që i kemi kur ta kuptojnë planin e KOK-ut dhe FBOXK-së për shpresat olimpike, menjëherë do të ikin! Ky është zhgënjimi!  Sepse duhet t’i përkushtohemi shumë boksierëve të rinj, sepse ata janë e ardhmja e Kosovës. Duhet të investohet, në fillim të marrin rroga, siç janë dy-tre boksierë aktivë, dhe të dërgohen në përgatitje speciale, pastaj vjen koha për boksierët e rinj. Sepse, kjo çka bëjnë tani, i largojnë boksierët aktivë e të pjekur dhe më të mirë të Kosovës. Në olimpiadë gjithë boksierët janë mbi moshën 24-vjeçare dhe gjithë kampionët dalin nga kjo moshë e më lartë, ngase me një boksierë të ri 19-vjeçarë problem t’i përballoj luftërat Olimpike, të rrallët janë ata që korrin suksese në këtë moshë.

Autori është boksier i “Golden Gloves” nga Eindhoven-i i Holandës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat