Haxhi Krasniqi para sfidës që mund t’i lë të gjithë pa frymë!

Boksi

Haxhi Krasniqi para sfidës që mund t’i lë të gjithë pa frymë!

Nga: K.Goca Më: 25 tetor 2016 Në ora: 10:55
Arthur Abraham e Haxhi Krasniqi

Haxhi Krasniqi, boksieri i mirënjohuri shqiptar, është para një përballje spektakolare ose që mund t’i lë të gjithë pa frymë. Brenda pak ditëve pritet edhe të zyrtarizohet të gjitha detajet. Çfarë shkruan në postimin që është në faqen e boksierit më të mirë shqiptar? “A do të shohim së shpejti duelin Arthur Abraham vs Robin Haxhi Krasniqi? Këtë përgjigje janë duke e kërkuar tani tifozët e boksierit shqiptar, andaj do ju informojmë më poshtë rreth kësaj teme!

SES Boxing e ka dhënë një komunikatë për media, ku është vërtetuar, se Federata WBO ka marrë vendim për një final Eliminator në mes të ish-kampionit të dyfishtë të botës Arthur Abraham (aktualisht Nr. 2 në botë) dhe Nr. 3 të botës Robin Krasniqi. Fituesi i këtij dueli do shpallej sfidues i domosdoshëm i kampionit në fuqi, i cili aktualisht quhet Gilberto Ramirez.

Menaxhmenti i Haxhi Krasniqit i ka filluar bisedimet me Menaxhmentin e Arthur Abraham për këtë duel, por ka shumë gjëra që duhet të qartësohen e sidomos duhet të presim datën 12 Nëntor 2016, sepse në atë natë Abraham do e zhvillon një duel ndaj britanezit Martin Murray. Në rast të humbjes ndaj Murray do të ndryshonte situata plotësisht, por nëse Abraham fiton ndaj Murray, atëherë do të ketë informacione më konkrete për një luftë të mundshme Krasniqi vs. Abraham.

Një gjë duhet cekuar, Haxhi Krasniqi edhe njëherë më shumë vërtetohet si Boksieri më i suksesshëm shqiptar i të gjitha kohërave, duke u cilësuar si njëri ndër 3 boksierët më të mirë në botë nga federatat e mëdha botërore, në kategorinë super të mesme dhe duke u ndeshur me kampion të mëdhenj botërorë, shkruan në faqen e Krasniqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat