Çfarë i thonë më në fund mjekët turk Aziz Salihut?

Boksi

Çfarë i thonë më në fund mjekët turk Aziz Salihut?

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2016 Në ora: 11:16
Aziz Salihu me vajzën, mikeshën dhe mikun e tij

Aziz Salihu, ish-boksieri i mirënjohur, ndryshe fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth katër muaj në spital (para pak ditëve ka dalë nga Spitali, por ende qëndron në Stamboll), ka marr lajmin e madh dhe të shumëpritur. “Gjendja e Azizit  është shumë e mirë, mjekët i kanë thënë mund të shkosh në shtëpi”, tregon për gazetën kombëtare “Bota sot” Mimoza Elezi, aktorja e filmave turk. “Të nderuar, anëtar të familjes, anëtar të farefisit, dhe dashamirë të Legjendës së Boksit, të nderit, të kombit, shembullit të gjallë, të gjithë shqiptarisë bacës Aziz Salihut, ju japim lajmin e mirë që sot morëm përgjigje të gëzuar nga mjekët. Se shpejti mirupafshim në Kosovë”, shkruan Mimoza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat