Maliqi detyroi bullgarin të kapitulloi

Boksi

Maliqi detyroi bullgarin të kapitulloi

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2016 Në ora: 19:31
Pamje nga meçi

Boksieri i talentuar i Kosovës, Erdonis Maliqi,  shkëlqeu në gjysmëfinale e turneut ‘Lokomotiva’ në Bullgari. “Maliqi fitoi me ndërprerje kundër bullgarit Srahil Stoynov. Bullgari nuk mundi t’i rezistoi talentit shqiptar dhe kapitulloi.  Maliqi që nga rundi i parë filloi të boksoi për mrekulli, duke goditur kundërshtarin. Ai përfitoi nga gabimet e kundërshtarit dhe me goditje të forta e detyroi referin ti numëroi bullgarit. Po ashtu vazhdoi edhe në rundin e dytë dhe me këshilla e selektorit Shefki Bogujevcit të boksoi teknikish dhe taktikisht dhe me goditje precize e demoloi boksierin bullgar që të dorëzohet në rundin e tretë”, ka thënë mes të tjera Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat