‘Zizi’ i emocionon të gjithë!

Boksi

‘Zizi’ i emocionon të gjithë!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2016 Në ora: 11:35
Latif Demolli, Besim Brahimi, Aziz Salihu, Donjeta Sadiku dhe Monika Salihu

Kampionia e Evropës për të reja në boks, Donjeta Sadiku, së bashku me trajnerin e saj të palodhshëm, Besim Brahimin, gjyqtarin ndërkombëtar të boksit, Latif Demollin, për një çast u ndien fort të emocionuar nga pritja fantastike e Aziz Salihut, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aty në foto shihet edhe vajza e ‘Zizit’ Monika, ndryshe është këngëtare e mirënjohur. “Ekipi i Kosovës pjesëmarrës në Kampionatin Evropian me kampionen Evropiane Donjeta Sadikun gjatë kthimit për Kosovë ia bëri një vizite legjendës Aziz Salihut në Stamboll dhe i uroj shërim dhe kthim sa ma të shpejtë në Kosovë”, shkruan Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës. ‘Zizi’ ka kohë që është në njërën nga spitalet e Stambollit, për shkak se ka të dëmtuar pankreasin, por gjendja e tij është shumë më e mirë sipas familjarëve të tij që deklaruan ditë më parë. Dhe emocionet janë të pakufishme kur shihet në foto kampionia jonë me medalje të artë kur merr urime nga ‘Zizi’, njeriu që sakrifikoi shumëçka për sportin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat