‘Zizi’ nga spitali, kështu i drejtohet kampiones së Evropës

Boksi

‘Zizi’ nga spitali, kështu i drejtohet kampiones së Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2016 Në ora: 18:40
Besim Brahimi, Latif Demolli, Aziz Salihu dhe Donjeta Sadiku

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në boks në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aziz Salihu, bënë një gjest të madh, duke e pritur kampionen evropiane për të reja, boksieren Donjeta Sadiku. Salihu ka rreth dy muaj që është shtruar në njërën nga spitalet e Stambollit, për faktin se e ka të dëmtuar pankreasin. “Kjo trimëreshë na gëzoi të gjithëve. Mua më gëzuan edhe më shumë për vizitën që më bën. Ndjehem krenar për nxënësin tim, mikun tim sidomos me ty Donjetë. Urime Kosovë, Urime Donjetë për medaljen e artë Europiane”, shkruan ‘Zizi’ në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat