Donjeta hoqi paragjykimet se boksi nuk është për femra

Boksi

Donjeta hoqi paragjykimet se boksi nuk është për femra

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 shtator 2016 Në ora: 19:13
Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku (57 kg) nuk ka më shumë se 17 vjet por po e trondit botën e boksit. Boksierja e talentuar nga Gollaku po mahnitë të gjithë me cilësitë e saja në Kampionatin Evropian për juniore që po mbahet në Ordu të Turqisë.  Nënkampionia e botës, anëtarja e kombëtares së Kosovës, tani medaljen e ka në xhep! Fitorja kundër ruses Dina Bogdanova që ishte favoritet në rrethin e parë dhe pastaj për dy rundet e detyroi bjellorusen Veranika Prakofyeva ta dorëzoi meçin. Dy fitore që bënë sensacion në evropian.  Kjo vajzë vjen nga klubi i Gollakut që nuk ka më shumë se gjashtë vite që është themeluar dhe brenda kësaj periudhe aq të shkurtër zbuloi e formoi një talente të sportit të shkathtësive bujare. Njeriu më i merituar që zbuloi dhe formoi këtë talente pa dyshim është ish-boksieri i mirënjohur i Prishtinës, Besim Brahimi, tani trajner i KBO Gollakut dhe kombëtares së Kosovës. Si shumë vajza në Kosovë edhe Donjeta, nuk e kishte të lehtë të merrej me boks, sepse në vendin tonë shumë herë thonë boksi nuk është për femra! Kështu i kishte thënë edhe babai i saj, por Donjeta ishte e vendosur të merret me këtë sport dhe tani është në përmasat botërore. Trajneri i saj, Besim Brahimi, tregon se sa e vështirë ka qenë rruga deri te medalja...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat