Donjeta shkatërron bjellorusen, i siguroi medalje evropiane Kosovës

Boksi

Donjeta shkatërron bjellorusen, i siguroi medalje evropiane Kosovës

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 17:05
Donjeta Sadiku

Ashtu si i ka hije trimëreshës tonë, Donjeta Sadiku (57 kg),  boksoi dhe e shkatërroi për dy runde bjellorusen Veranika Prakofyeva, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian në boks për juniore, që po mbahet në Ordu të Turqisë. Trimëresha jonë si asnjëherë ka qenë e vendosur dhe pa asnjë frikë futet në ring, duke e dërrmuar  bjellorusen. Këshillat e trajnerit Besim Brahimit ishin arma më e fortë e  Donjetës e cila shkëlqeu dhe i siguroi medaljen evropiane Kosovës. Kosova tani e ka në xhep medaljen  bronztë, por synimi final është e arta. 'Gjyqtari e ndërpreu meçi pas tri herë Donjeta e hodhi në nokdaun rivalen", tha Brahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat