Brahimi: Kundër bjelloruses, e kemi mbushur pushkën si për ujk

Boksi

Brahimi: Kundër bjelloruses, e kemi mbushur pushkën si për ujk

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 shtator 2016 Në ora: 19:12
Besim Brahimi e Donjeta Sadiku

Boksierja e talentuar e kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku (57 kg), nënkampionia e botës për juniore, është e përgatitur maksimalisht për sfidën e madhe të radhës në Kampionatin Evropian për juniore në boks, që po mbahet në Ordu të Turqisë. Donjeta me padurim pret që nesër të futet në ring kundër bjelloruses, Veranika Prakofyeva. Boksierja e klubit të Gollakut të hënën në mbrëmje e deklasoi rusen Dina Bogdanova e cila vlerësohej si favorite në kategorinë 57 kg. Trajneri i kombëtares së Kosovës, Besim Brahimi, deklaroi për gazetën kombëtare ‘Bota sot” se është një atmosferë jashtëzakonisht e mirë dhe beson në fitoren e Donjetës ndaj bjelloruses. Fitorja e Donjetës automatikisht ia siguron medaljen shtetit të Kosovës.  “Presim fitore, edhe pse Donjeta ka me boksuar me bjellorusen. E dimë qe shtetet që kanë dalë nga Bashkimi Sovjetik, i kanë boksieret e forta, megjithatë, kam besim të plotë të Donjeta, e cila ka një përgatitje të mirë. Kemi bërë stërvitje të lehtë një ditë para meçit që me mbajt formën e duhur”, thotë Brahimi. “Besoj se do ta mund bjellorusen dhe ta sigurojmë medaljen evropiane. Ne Ordu kemi ardhur për medaljen e artë dhe dashtë Zoti edhe të arrijmë këtë synim. Donjeta është sportiste e mirë, e disiplinuar dhe besoj që me vendosmërinë e trimërinë e saj, do të kthehet e artë”, shpreh optimizmin Brahimi.  Trajneri i Donjetës as që do me njohur se kush është bjellorusja, por sipas tij, kërkon vetëm fitore. “Boksieret janë të vendosur në katër hotele dhe ruset e...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat