Reagon ashpër Haxhi Krasniqi në lidhje me Luan Krasniqin

Boksi

Reagon ashpër Haxhi Krasniqi në lidhje me Luan Krasniqin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 shtator 2016 Në ora: 15:54
Haxhi Krasniqi

Boksieri i mirënjohur Haxhi Krasniqi  ka reaguar ashpër në lidhje që po i keqpërdoret emri i tij në këto ditët e fundit. “Kujdes!!! Për momentin janë duke qarkulluar shumë lajme të pavërteta në facebook, një ndër ato është edhe një lajm ku përmendet emri im, kinse e kam ofenduar ish-boksierin Luan Krasniqi, kjo nuk është e vërtet. Këto media janë duke shpikur lajme, thjesht për të habitur njerëzit që të klikojnë mbi ato dhe mediat të gjenerojnë të ardhura me Ads dhe lajme të jashtëligjshme”, shkruan Haxhi Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat