Mësohet arsyeja se pse Luan Krasniqi ishte me Firat Arslanin

Boksi

Mësohet arsyeja se pse Luan Krasniqi ishte me Firat Arslanin

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 11:18
Krasniqi e Arslan

Luan Krasniqi befasoi të gjithë mbrëmë duke i dal në krah boksierit gjerman me prejardhje turke, Firat Arslan përballë luftëtarit shqiptar nga Gostivari, Nuri Seferit.

Turku pas 12 raundeve u shpallur kampion Evropian në titullin WBO.

Po ajo që i ka bërë më shumë nervoz shqiptarët është se Luan Krasniqit gjatë pushimit në raundin e 12 shkoi dhe i dha udhëzime boksierit turk.

Ai edhe muaj më parë para duelit kishte deklaruar se do të përkrah mikun e tij Firat Arslan.

“Unë pres një natë të vërtet dhe një luftë të mirë, kjo është një luftë për mikun tim Firat Arslan”, ishte deklarata e Krasniqit para një muaji.

Por për ata që nuk e dinë Luan Krasniqi dhe Firat Arslan kanë qenë në të njëjtën skuadër, dhe kanë luftuar e trajnuar së bashku për më shumë se 25 vite.

Ai është pjesë e skuadrës së Arslan dhe këtë e dëshmojnë shumë foto si në stërvitje ashtu edhe jashtë palestrës.

Luani nuk ka mundur ta lërë mikun e tij për një ndeshje boksi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat