A kishte transparencë gjatë dhe pas seminarit?

Boksi

A kishte transparencë gjatë dhe pas seminarit?

Nga: Musli Zymberi Më: 29 gusht 2016 Në ora: 10:51
Musli Zymberi

Debate

Gjatë vijimit dhjetëditor të seminarit transparencë nuk kishte fare, së paku gjatë asaj kohe derisa ishim në ligjërata dhe në pjesën praktike. Ne gjatë vijimit kishim detyra në grup ashtu edhe në mënyrë individuale. Si është vlerësuar puna e jonë (e vijuesve të seminarit)? Ndoshta ndonjëri nga ne ka qenë i informuar pas ligjëratave (duke pirë kafe apo duke dreku me organizatorët), por unë personalisht dhe disa koleg të afërt me mua nuk kemi pas kurrfarë informate as prej instruktorit z. Mihajl Takov, as nga "përkthyesi" z Latif Demolli e as nga organizatori kryesor z. Mehmet Bogujevci. Shtrohet pyetja : Pse kjo msheftësi? Përgjigjen e gjeni tek certifikimi gjegjësisht mos certifikimi i vijuesve të seminarit. Nuk është marrë për bazë dija dhe aftësia por kush ju qëndron afër dhe kush nuk i kundërshton. A është involvuar në këto marifetllëqe edhe instruktori këtë duhet  ta shpjegojnë z. Mehmet Bogujevci me "përkthyesin" e tij të zgjedhur (pa kurrfarë kualifikimi) z. Latif Demollin. Gjatë vijimit të ligjëratave një koleg më pat thënë: Xhevdet Peci duhet të certifikohet...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat