Dueli Keta-Feingebutz, shtyhet më 3 dhjetor

Boksi

Dueli Keta-Feingebutz, shtyhet më 3 dhjetor

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 00:42
Mike Gjetan Ketës

Shtyhet për datën 3 dhjetor përplasja e shumpritur e boksit mes Mike Gjetan Ketës dhe gjermanit Vincent Feigenbutz. Fillimisht i programuar për t’u zhvilluar më 23 shtator, ky duel pas ndërhyrjes së organizatorëve do të mbahet disa muaj më vonë për shkak të hapësirave të pamjaftueshme në arenën e Karlsruhes për të përballuar fluksin e madh të tifozëve. Trajneri dhe njëkohësisht vëllai i kampionit shqiptar, Jony Ismail Keta, sqaron për të gjithë të apasionuarit e boksit  nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se zhvendosja e datës dhe Arenës është bërë për  hir të spektaklit dhe interesit të jashtëzakoshëm për këtë përpalsje.

Ismail Keta njofton të gjithë miqtë dhe fansat e Boksit që kanë prerë biletë për datën 23 shtator, se dueli në fjalë do të zhvillohet më 3 dhjetor.

Vendimi u mor nga promotori gjerman Sauerland dhe televizioni Gjerman Sat1. Këta shton më tej se edhe pse është një mundim i dyfishtë, tevevizioni gjerman që ka të drejtën e transmetimit të e ndeshjes dha se duele të tilla historike kërkojnë vendin dhe kohën më të përshtatshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat