Kur ‘Zizi’ përshëndetej me Presidentin historik, dr. Rugova

Boksi

Kur ‘Zizi’ përshëndetej me Presidentin historik, dr. Rugova

Nga: Kemajl Goca Më: 23 gusht 2016 Në ora: 13:22
Aziz Salihu me presidentin historik dr. Ibrahim Rugova, një foto e realizuar para shumë viteve

Ish-boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, ndryshe sportisti i Shekullit dhe fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka më shumë se 75 ditë që është në spital. Ai është i shtrirë në njërën nga spitalet e Stambollit dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, duke iu referuar familjes së tij. Djali i tij, Mentori, ka postuar një foto në profilin e tij, kur ‘Zizi’ gjatë një periudhe të kaluar përshëndetej me Presidentin historik të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën. Mirëpo, aty nuk saktësohet se në cilin vit është fotoja, por ka një domethënie të veçantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat