‘Zizi’ me shokë në qerre të kuajve, emocionuese apo jo!

Boksi

‘Zizi’ me shokë në qerre të kuajve, emocionuese apo jo!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 korrik 2016 Në ora: 16:14
Zizi me shokë

Kohërat e viteve 70-ta e 80-ta gjithsesi se do të mbeten në kujtesën e secilit të asaj gjenerate. Do të kujtohet ajo kohë si sytë e ballit, sepse ka pasur festa të ndryshme madje edhe në qerre të kuajve. Sepse atëkohë qerret e kuajve ishin edhe në modë. Aziz Salihu, sportisti i shekullit, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, ndryshe është kryetar i KBO Prishtina, i cili shihet në një foto të viteve 80-ta kur me shokët e klubit, sigurisht se janë duke festuar njërën nga fitoret e Klubit të Prishtinës, e cila ka qenë pesë herë kampion i shtetit që nuk ekziston më Jugosllavia. Një foto emocionuese e asaj periudhe. Kjo foto është postuar në facebook nga ish-boksieri i mirënjohur Abedin Lika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat