Konfirmon operimin

Boksi

Konfirmon operimin

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 15:33
Deontay Wilder

Boksieri amerikan Deontay Wilder do të operojë dorën pas dëmtimit që pësoi në sfidën e fundit, ku fitoi me “KO” ndaj Chris Arreola. Pas duelit, Wilder shkoi në spital ku kreu vizitat e rastit dhe mjekët i konfirmuan se ka thyer dorën. Ndërsa sot, kampioni i botës në peshat e rënda, në kategorinë WBC, konfirmoi se do të operohet (ka publikuar për mediat buletinin e mjekut). Çka do të thotë se ai do të mungojë për gjysmën e dytë të 2016-ës dhe do të rikthehet në ring vetëm vitin e ardhshëm. “Do t’ju mbaj gjithnjë të informuar për gjendjen time fizike”, tha Wilder për tifozët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat