Boksierët në Baku, përgatiten për Kampionatin Botëror

Boksi

Boksierët në Baku, përgatiten për Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2016 Në ora: 11:17
Boksierët e Kosovës

Boksierët e kombëtares së Kosovës udhëtojnë për në Baku të Azerbajxhanit që të përgatiten për Kampionatin Botëror dhe për Lojërat Olimpike. “Pas përgatitjeve intensive të dy boksierëve tanë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror nën udhëheqjen e trajnerit Shefki Bogujevcit të zhvilluar në Durrës, 60 kg Violant Sylejmani dhe 91kg Armend Xhoxhaj, ndihen në formë të mirë dhe të përgatitur maksimalisht . Shpresojmë se do të arrijnë të kualifikohen për LO – ‘Rio 2016’ edhe pse do të jete konkurrencë e fortë. Ekipin për Baku do ta udhëheq trajneri Shefki Bogujevci dhe gjyqtari Latif Demolli”, thuhet nga Federata e Boksit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat