Trajneri i Khabibit e zbulon kundërshtarin më të vështirë

Boksi

Trajneri i Khabibit e zbulon kundërshtarin më të vështirë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 14:22
Khabib Nurmagomedov

Javier Mendez, trajneri i kampionit të botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse Khabib Nurmagomedov, mendon se Conor McGregor është ende një nga rivalët e tij më të rrezikshëm.

Madje më i rrezikshmi. Kampioni rus e mundi irlandezin me “submission” në eventin UFC-226 të zhvilluar në tetor të vitit të kaluar, duke mbrojtur edhe titullin.

“Nëse flas për një listë të mundshme të rivalëve të Khabib, mund të bëj një renditje të tyre nga më i lehti deri të më i rrezikshm”, tha Mendez.

“Max Holloway është më i lehti për Khabib. Ai ka një boksim të mirë, por nuk është një lider në këtë Divizion. Më pas vjen radha e Dustin Poirier, i cili ka qëndryeshmëri e shkathtësi. I treti është Tony Ferguson, bërrylat e tij janë shumë të rrezikshëm. Për mua, si rivali më i rrezikshëm është ende Conor. Boksimi i tij është special, kjo është mundësia e tij e vetme për të mundur Khabib”, tha Mendez.

Nurmagomedov, 27 fitore e asnjë humbje në UFC, nuk duelon që prej tetorit të kaluar. Pas incidentit që u krijua pas atij eventi, ai u pezullua 9 muaj, pezullim që përfundon në qershor.

Gjithsesi, rusi do të rikthehet në kafaz në shtator, në eventin UFC-242, që do të zhvillohjet në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat