Shiko: Momenti brutal kur boksieri britanik tallet me Shefat Isufin në ring

Boksi

Shiko: Momenti brutal kur boksieri britanik tallet me Shefat Isufin në ring

Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:35
Pamje nga dueli

Billy Joe Saunders edhe një herë u mundua të kënaqte turmën e pranishme, derisa regjistroi një fitore të rehatshme kundër boksierit kosovar, Shefat Isufi.

Britaniku ishte favorit absolut edhe para meçit, derisa në ring nuk hezitoi të tallej me kundërshtarin nga Lugina.

Saunders kërcente derisa Isufi po mundohej të bënte disa goditje të kombinuara, duke dështuar të qëllojë cakun me ndonjërën prej tyre.

Saunders madje as nuk e humbi koncentrimin derisa po bënte gjese tallëse, pasi lansoi disa goditje të suksesshme në vazhdim.

Kjo u prit mirë nga 2,000 fansat që kishin ardhur ta përkrahnin britanikun në stadiumin “Stevenage FC”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat