Z Mobile Prishtina për fitore në Holandë

Basketboll

Z Mobile Prishtina për fitore në Holandë

Nga: K. G. Më: 21 shtator 2018 Në ora: 18:19
Z Mobile Prishtina për fitore në Holandë

Ekipi i Z Mobile Prishtinës pothuajse janë të kualifikuar në rrethin tjetër të garave të Champions League në basketboll. Pas fitores në kryeqytet me rezultat 84:64, prishtinasit me qetësi udhëtuan për në Holandë, për të zhvilluar takimin e kthimit me Donar Groningenin.

“Nesër me fillim nga ora 20:00 në ‘MartiniPlaza’ në Groningen zhvillohet sfida më e madhe e këtij rrethi kualifikues në Basketball Champions League. Presim përkrahjen e gjithë bashkatdhetarëve tanë që së bashku të ruajmë epërsinë dhe të marshojmë drejt fitores!”, bëhet e ditur nga Z Mobile Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat