Wade edhe një vit te Miami Heat

Basketboll

Wade edhe një vit te Miami Heat

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 14:57
Dwyane Wade

Ylli i basketbollit amerikan ka njoftuar që do të luajë edhe një vit me ekipin që ka fituar tre tituj të kampionit.

Dwyane Wade do të luajë edhe një sezon në NBA, i cili do të jetë i 16-ti në karrierën e tij. 36-vjeçari njoftoi se do të jetë përsëri te skuadra ku ka fituar tre tituj kampionë, Miami Heat.

Përveç një periudhe dy-vjeçare, ku ai ishte basketbollist i Chicago Bulls e Cleveland Cavaliers, Wade ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Florida, duke u bërë një nga lojtarët më të mirë në historinë e Heat.

Pas përfundimit të sezonit 2017-2018, Wade deklaroi se tërheqja nga sporti ishte një mundësi, por ai ende nuk kishte marrë një vendim përfundimtar.

Mbetet për tu parë se sa do ta ndihmojë 36-vjeçari ekipin e Heat, që sezonin e kaluar u mund në raundin e parë të playoff-it nga Philadelphia 76ers. Ndeshja e parë për ta në kampionatin e ri, do të jetë kundër Orlando Magic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat