KB Prishtina zyrtarizon edhe një blerje, Boukichou qendra e re e saj

Basketboll

KB Prishtina zyrtarizon edhe një blerje, Boukichou qendra e re e saj

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 23:04
KB Prishtina zyrtarizon edhe një blerje, Boukichou qendra e re e saj

Klubi basketbollistik Prishtina ka zyrtarizuar edhe një basketbollist. Pas transferimit të Divine Myles, kryeqytetasit kryen edhe blerjen tjetër, qendrën e re Khalid Boukichou i cili luante në kampionatin belg për Telnet BC Oostende.

Reprezentuesi belg me gjatësi 208 centimetra është i njohur për lojën të shkëlqyer me shpinë, njofton Klan Kosova.

“Khalid është fizikisht dominant nën trapez. Posedon repertuar të gjerë ofanziv nën dhe rreth trapez. Si tipar që vlen të theksohet është loja, pothuajse e pandalshme me shpinë. Khalid, gjithashtu shquhet me lojë pick & roll si dhe pick & pop” shkruan ndër tjerash në njoftim nga KB Prishtina.

Prishtina për një kohë të shkurtër zyrtarizoi dy transfere dhe duket se do të jetë një kundërshtare e fortë në basketbollin kosovar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat