Reprezentuesi belg në Prishtinë

Basketboll

Reprezentuesi belg në Prishtinë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 19:16
Reprezentuesi belg në Prishtinë

Klubi i basketbollit Z Mobile Prishtina vazhdon me përforcime të mëdha. “Reprezentuesi belg Khalid Boukichou, qendra e re e KB Prishtina.

Reprezentuesi BeIg, si dhe lojtari shumëvjeçar i kampionit BeIg, Telenet BC Oostende, i bashkohet KB Prishtina. Boukichou është i gjatë 208 centimetra, lojtar i pozitës 5.  Khalid është fizikisht dominues nën trapez. Posedon repertuar të gjerë ofensivë nën dhe rreth trapez.

Si tipar që vlen të theksohet është loja, pothuajse e pandalshme me shpinë. Khalid, gjithashtu shquhet me lojë pick & roll si dhe pick & pop”, bëhet e ditur nga Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat