Kosova e pafat ndaj Maqedonisë

Basketboll

Kosova e pafat ndaj Maqedonisë

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 20:39
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Ka përfunduar ndeshja dramatike basketbollistike mes Kosovës dhe Maqedonisë, e vlefshme për kualifikimet në EuroBasket.

Kosova nuk është treguar edhe shumë e suksesshme gjatë kësaj ndeshje, meqë ka qenë duke ndjekur rezultatin në të dy çereket e parë. 

Mbrojtja e ekipit tonë ka çaluar dhe maqedonasit janë e kanë  shfrytëzuar mjaft mirë këtë gjë.

Në çerekun e tretë, Kosova ka fituar me rezultatin 20-14, por në fund nuk arriti të marrë fitoren e shumëkërkuar.

Në çerekun e fundit, Maqedonia triumfoi me rezultatin 24-28, për të kompletuar rezultati final të këtij takimi (73-76).

***

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll po e zhvillon ndaj Maqedonisë ndeshje në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2021.

Maqedonia ka luajtur më mirë në pjesën e parë, duke e mbyllur atë në epërsi.

Maqedonasit po fitojnë me shifrat 34:29.

Atmosfera në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet është impozante.

Palestra është e stërmbushur, derisa prezent janë edhe Dardanët.

***

Kosova sot zhvillon ndeshjen kualifikuese kundër Maqedonisë në kuadër të kualifikimeve për Europian në Basketboll

E ndeshjen në mes të këtyre dy kombëtareve është duke e transmetuar drejtpërdrejt FIBA në kanalin e saj zyrtare në youtube.com.

Për më shumë ky është linku live i ndeshjes Kosova – Maqedonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat