Maqedonia befason, kësisoj i motivon lojtarët kundër Kosovës

Basketboll

Maqedonia befason, kësisoj i motivon lojtarët kundër Kosovës

Nga: K. Goca Më: 11 shtator 2018 Në ora: 18:56
Maqedonia befason, kësisoj i motivon lojtarët kundër Kosovës

Federata e basketbollit maqedonas ka dhënë shpërblimin e premtuar për Shtabin Teknik dhe basketbollistët e përfaqësueses së saj, para ndeshjes me Kosovën (me 13 shtator në Prishtinë) dhe kundër Rumanisë.

Shpërblimet, siç raportojnë disa mediat maqedonas, do të jenë një motiv shtesë për të gjithë anëtarët e ekipit kombëtar për periudhën e ardhshme.

Ky shpërblim i premtuar është për të zënë vendin  e parë në grup në fazën e parë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021. Federata e basketbollit maqedonas shpreson se ky shpërblim është motiv për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat