Në ditën e parë të Klinikës, Federata e Basketbollit të Kosovës e ka shfrytëzuar rastin për të ndarë mirënjohje për dy ish-gjyqtarët e basketbollit, të cilët e kanë bartur thirrjen gjyqtar federativ në ish-Jugosllavi, Mithat Belegu dhe Agim Dushi. Belegu deri ne vitin 2017 ka qenë edhe i vetmi gjyqtar me thirrje ndërkombëtare që e kishte fituar më 1978.
I pranishëm për të pranuar mirënjohjen e ndarë nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ishte Dushi.
“Mua më gëzon fakti se prej pranimit në FIBA në vitin 2015 i kemi 3 gjyqtarë me thirrje të FIBA-s, sepse në të kaluarën ka qenë vetëm Mithat Belegu. Unë uroj që ky numër sa vjen e të rritet, dhe nuk dyshoj se kjo do të ndodh, duke e parë punën që po bëhet me ju”, tha Dushi.