KB Peja: Qyteti i Pejës ka mbetur pa një person që dha shumë për sportin

Basketboll

KB Peja: Qyteti i Pejës ka mbetur pa një person që dha shumë për sportin

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 10:50
KB Peja e viteve të 90-ta

Në orët e para të ditës së hënë ka ndërruar jetë Riza Gjakova-Riska, njeriu që ka kontribuar për basketbollin me vite të tëra.
I ndjeri Gjakova me vite të tëra ishte pjesë e rëndësishme e Klubit të Basketbollit Peja e në epokën e artë ishte sekretar i klubit pejan dhe një ndër më të merituarit për sukseset e klubit verdhezi.

Klubi i Basketbollit Peja ka mbetur pa një figurë të rëndësishme të saj, qyteti i Pejës ka mbetur pa një person që dha shumë për sportin, kurse familja pa prindin shembullor.

Riza Gjakova - Riska ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, thuhet mes të tjera nga KB Peja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat