Ish kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, ka postuar një foto shumë interesante! Autoritetet boshnjake nuk i pajisin me viza djelmoshat e kombëtares së Kosovës U-16, por FIBA ka vënë Flamurin e Kosovës përkrah shteteve tjera në sallën e sportit në Sarajevë, ku mbahet Kampionati Evropian.
“Paradoksi i Bosnjës dhe Hercegovinës! Palestra ku duhet të luaj Kosova e ka tani me Flamurin e vendosur (sepse është rregull i FIBA-së) por djelmoshat ende nuk kane vizë hyrëse, që dy ditë po presin para ambasadës”, shkruan Belegu. Flamuri shtetit tonë ka arritur para kombëtares së Kosovës!