Fetahu: U liruam nga emocionet që na i dhanë djemtë e Kosovës!

Basketboll

Fetahu: U liruam nga emocionet që na i dhanë djemtë e Kosovës!

Nga: K. G. Më: 30 korrik 2018 Në ora: 17:31
Fetahu: U liruam nga emocionet që na i dhanë djemtë e Kosovës!

Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka shkruar disa rreshta për suksesin e djelmoshave të Kosovës U-18, në divizionin e C të Kampionatit Evropian. "Sot që u liruam nga emocionet që na i dhanë djemtëe e Kosovës mbrëmë, më lejoni të ndaj me ju këtë falënderim publik.

Faleminderit staf i mrekullueshëm i FBK dhe vullnetarë, për punën e palodhshme shumëmuajshe, angazhimin dhe përkushtimin që çdo gjë të rrjedh më së miri përgjatë tërë këtij organizimi, brenda dhe jashtë fushës! Vlerësimi i lartë që morrëm nga të gjithë pjesëmarrësit e kampionatit, si dhe lavdatat e shumta që po vazhdojnë të na arrijnë nga FIBA, na bëjnë që vetest’i caktojmë synime edhe më të larta në të ardhmen.

Faleminderit trajnerë të Përfaqësueses U18, që me profesionalitet e udhëhoqët ekipin drejt cakut që ia kishim caktuar vetes këtë pranverë! E mbajtët fjalën e dhënë dhe u dhatë gjeneratës së re mundësinë që të garojnë një divizion më lartë vitin e ardhshëm.

Faleminderit djemve tanë, të rinj me moshë por luaj të vërtetë dhe shembull se si duhet luftuar kur bartet flamuri i shtetit! Nga ju u kërkua edukatë dhe disiplinë në fushë të lojës dhe jashtë saj, si dhe luftë pa kompromis në terren, e ju këtë e dëshmuat gjatë këtyre pesë ndeshjeve! Ju lumtë!
Krenohem me të gjithë ju", shkruan mes të tjera Fetahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat