Nuk ju ndahet humbjeve

Basketboll

Nuk ju ndahet humbjeve

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 11:00
Shqipëria U-18

Është zhvilluar ndeshja e tretë e kombëtares Shqiptare U-18 në kampionatin europian në divizionin B, në Maqedoni. Pas Sllovenisë dhe Suedisë ishte rradha e Bullgarisë që të merrte një fitore ndaj kuqezijnve.

Një performancë mjaft e dobët e djemve tanë në tre ndeshjet e para ku kanë marr tre humbje, përkatësisht me Suedinë 122-42 dhe me Slloveninë 79 me 35, ndërsa në ndeshjen e së dielës 49-93 ndaj Bullgarisë.

Që në start u dukë epërsia e kundërshtarëve të cilët realizuan 29 pikë vetëm në pjesën e parë ndërsa djemtë kuq e zi nuk patën mundësi të realizonin më tepër sesa 10 pikë. E në qoftë se 10 pikët e pjesës së parë na u dukën pak, pjesa e dytë solli vetëm 8 pikë për tanët e ndërsa kundërshtarët shënuan 25.

Diferenca e madhe e arritur që në dy pjesët e para u dukë sikur mbylli lojën, por në pjesën e tretë pavarësisht se rezultati ishte thelluar shumë, erdhi zgjimi i tanëve të cilët shënuan 17 pikë.

Pjesa e fundit siç tashmë jemi mësuar ishte thjesht një formalitet, djemtë nga Bullgaria e kishin siguruar fitoren dhe nuk po shpenzonin më tepër energji duke lënë edhe shqiptarët të shënonin.

Rezultati përfundimtar ishte 49-93, duke regjistruar humbjen e tretë të kombëtares U-18 në basketboll për meshkuj në kampionatin europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat