Fikret Shatri: Sigal Prishtina, një klub ikonë, i shndërruar në një klub kriminal në raport me shtetin!

Basketboll

Fikret Shatri: Sigal Prishtina, një klub ikonë, i shndërruar në një klub kriminal në raport me shtetin!

Nga: K. G. Më: 26 korrik 2018 Në ora: 13:45
Fikret Shatri: Sigal Prishtina, një klub ikonë, i shndërruar në një klub kriminal në raport me shtetin!

Ish basketbollisti i mirënjohur, Fikret Shatri, akuzon shumë rëndë klubin e basketbollit Sigal Prishtina. Ai përmes një postimit në profilin e tij godet ashpër ish klubin e tij, me të cilën kaloi periudhën me të artë të karrierës. Ja postimi i plotë i tij: “Sigal Prishtina: Një klub ikone, i shndërruar në një klub kriminal në raport me shtetin! A është Prishtinë, apo akademi basket Aba? Në vitin 2012 kur tentohet ti ndërrohej emri, për shkak të borxheve, dalin "shpëtimtarët" e Prishtinës, dhe e "shpëtojnë" nga shuarja, por kjo sot qe shihni në këto shkresa valle çfarë është, shpëtim apo shkatërrim? Pse klubi i Prishtinës është i shndërruar në një klub kriminal në raport me shtetin? Sepse janë në pyetje 18 vite pas lufte dhe ky klub ka borxhe në administratën tatimore dhjetëra mira euro borxhe, ish ministri i shtetit, borxh shtetit! Shtetar se jo mahi!... dhe sa e çuditshme është që askush nuk merret me këto çështje; as administrata, as gjykata e as prokuroria e shtetit!”, shkruan Shatri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat