Kosova nuk ia del me Gjeorgjinë

Basketboll

Kosova nuk ia del me Gjeorgjinë

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 13:12
v

Kombëtarja  U20 e Kosovës ka pësuar disfatë të shtunën nga Gjeorgjia me rezultat 81:77 (21:14, 15:17, 16:19, 16:18, 13:9) dhe atë vetëm pas vazhdimeve.

Kjo ndeshje i ka takuar Grupit D të FIBA U20 Kampionatit Evropian që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.

Më të dalluarit te Kosova U20 ishin Valon Bunjaku me 28 pikë e 10 kërcime, Muhamedali Janjeva me 24 pikë e 5 kërcime, Etnik Peci me 9 pikë, 4 kërcime e 6 asistime dhe Edmond Kryeziju me 10 pikë.

Kosova të dielën me fillim nga ora 19:30 do të ballafaqohet me Finlandën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat