Maqedonia kërkon hakmarrje ndaj Kosovës

Basketboll

Maqedonia kërkon hakmarrje ndaj Kosovës

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 15:33
Maqedonia kërkon hakmarrje ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll për meshkuj, ka ambicie të mëdha që t’i hakmerret  Kosovës, për disfatën e ndeshjes së fundit. Së paku këtë e paralajmëroi trajneri i saj Jordanço Davitkov në takimin e sotëm me gazetarë kur vërtetoi se përkohësisht do të mbetet ulur në pankinën e përfaqësues së këtij vendi, raporton Alsatm. Ai ka një problem për të udhëhequr përfaqësuesen e Maqedonisë në përgatitjet për dy ndeshjet paraeliminatore për “Eurobasket 2021” me Kosovën dhe Rumaninë.

“Më së lehti është të them shkova dhe ju faleminderit për të gjitha. Por mendoj se isha i obliguar  para jush të sqaroj tërë situatën. Sa ju përket kundërshtarëve Kosova na ka borxh dhe duhet t’ju hakmerremi, ndërsa Rumunia ka një kombëtare të mirë. Po që se jemi komplet besoj në sukses“- tha trajneri Davitkov.

Kosova dhe Maqedonia , ndeshjen e parë paraeliminatore për “Eurobasket 2021”, do ta luajnë më 13 shtator në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat