Pas LeBron Jamesit, Los Angeles Lakers kërkon shërbimet e Kawhi Leonard

Basketboll

Pas LeBron Jamesit, Los Angeles Lakers kërkon shërbimet e Kawhi Leonard

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 22:08
James ka marr fanellën me numër 23 pasi që ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ku do të arkëtojë 154 milionë dollarë.

Pasi arriti të transferoj LeBron Jamesin, “peshkatari ” i madhe e NBA-së, Los Angeles Lakers duket se po kërkon të sjell edhe një tjetër yll të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Pas ripërtëritjes së kontratës së Paul Georget me Thunder te Oklahoma City, shënjestrat tregojnë drejt Kawhi Leonard dhe DeMarcus Aldridge që mund të përfundojnë në “qytetin e engjëjve”.

Kjo është deklaruar nga Adrian Wojnarowski, eksperti i televizionit ESPN pas ardhjes së LeBronit në Los Angeles.

“Ndërsa bisedimet janë duke u zhvilluar, qëllimi i Kawhi Leonard nuk ka ndryshuar: ai dëshiron të jetë lojtar i lakers”, tha Woj duke thënë se “Lakers janë të vendosur të arrijnë një marrëveshje me San Antonio Spurs.”

Nuk do të jetë e lehtë për të bindur skuadrën nga Teksasi, duke ditur se më shumë të holla po ofrojnë Boston Celtics dhe Philadelphia 76ers, ndërsa as Spurs nuk janë të interesuar ta forcojnë rivalin e urryer.

Kjo është arsyeja pse Lakers kanë ofruar edhe Brandon Ingram, Kyle Kuzma ose Josh Hart, pasi që Spursave iu bë e qartë se nuk duan ta shesin Lonzo Ballin.

Ndryshe, James ka marr fanellën me numër 23 pasi që ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ku do të arkëtojë 154 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat