Kosova përballet me Hungarinë, ndeshjen ia dedikon Sinanit

Basketboll

Kosova përballet me Hungarinë, ndeshjen ia dedikon Sinanit

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2018 Në ora: 16:36
Pamje nga konferenca

Kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet me Hungarinë, në sfidën e pestë të kualifikimeve për Kupën e Botës – Kina 2019 në basketboll. Djelmoshat tanë deri me tash kanë pësuar 4 humbje në këtë ngjarje të madhe. Megjithatë, kjo është sfida më emocionuese për Kosovën pas vdekjes në një aksident komunikacionit (të shtunën që e lamë pas) të basketbollistit Gazmend Sinani. Në konferencën për gazetarë kapiteni Dardan Berisha, basketbollisti Erjon Kastrati, përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, tha se gjithçka është gati për sfidën e nesërme (20.30) dhe bileta do të jetë falas.  FBK fton publikun që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh në përkrahje të djelmoshave tanë, të cilët të enjten dhe dielën do të dalin në fushë dhe do të luajnë për Gazin, kundër Hungarisë (20:30) dhe pastaj me Poloninë Poloninë (të dielën). Të dyja ndeshjet luhen në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në orën 20.30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat