Golden State një fitore larg titullit të kampionit të NBA-së, Cleveland sërish mposhtet

Basketboll

Golden State një fitore larg titullit të kampionit të NBA-së, Cleveland sërish mposhtet

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 08:29
Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers (Getty Images)

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e tretë e finales së madhe të serisë së playoff në NBA.

Golden State Warriors është një fitore larg për të mbrojtur titullin e kampionit të fituar sezonin e kaluar.

Luftëtarët kanë triumfuar edhe në ndeshjen e tretë kundër Cleveland Cavaliers me rezultat 110-102.

Dy çerekët e parë i takuan kalorësve dhe u krijua përshtypja se Clevalnd do të arrij te fitoja e parë, por kështu nuk mendoi Kevin Durant me bashkëlojtarë që në njëzet minutshin e dytë përmbysën rezultatin për të arritur te fitorja që i krijon komoditet.

Kevin Durant ishte basketbollisti më efikas në këtë ndeshje duke realizuar ‘double-double’ në saje të 41 pikëve dhe 13 kërcimeve. Curry shënoi 11 pikë ndërsa Klay Thompson, JaVale McGee, Draymond Green dhe Jordan Bell, shënuan secili nga dhjetë pikë.

LeBron James arriti të bënte ‘triple-double’ në saje të 30 pikëve, 10 kërcimeve dhe 11 asistimeve dhe Kevin Love realizoi ‘double-double’ me 30 pikë dhe 13 kërcimesh ishin lojtarët më të mirë te Clevelandi, por që nuk mjaftuan për të pësuar edhe humbjen e tretë.

Warriors mund të shpallen kampion gjatë ditës së nesërme në rast se shënon fitore gjersa Cavs do të duhet të këndellen për të shpresuar trofeun e çmueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat