LeBron nuk mjafton, Warriors fitojnë finalen e parë

Basketboll

LeBron nuk mjafton, Warriors fitojnë finalen e parë

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 12:03
Një spektakël në vete ishte ndeshja e parë e serisë finale mes Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers, e cila u vendos vetëm pas vazhdimeve.

Start i mbarë për skuadrën kampione të NBA.

Një spektakël në vete ishte ndeshja e parë e serisë finale mes Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers, e cila u vendos vetëm pas vazhdimeve.

Një duel që ishte i barabartë përgjatë tërë kohës, pas 48 minutave lojë u mbyll me rezultatin 107:107. Pikërisht në vazhdime skuadra vendase, arriti të tregonte përvojën e vet dhe triumfoi 124:114, për të marrë epërsinë prej 1:0 në seri.

Për t’iu kthyer ndeshjes e cila pati protagonist të përhershmin LeBron James, që mbajti mbi krahë gjithë skuadrën e tij me 51 pikë të shënuara, kurse i vetmi që i dha më shumë ndihmë “Mbretit”, ishte Kevin Love që shtoi 21 pikë e 15 kërcime.

Në krahun tjetër treshja fantastike e Warriors, pati rol të madh në këtë fitore, me Stephen Curry që realizoi 29 pikë, kurse Kevin Durant shtoi 26 e Klay Thompson 24.

Edhe ndeshja e dytë do të luhet në Oracle Arena, ku Cavs do të mundohen të barazojnë serinë finale, pasi një humbje e dytë do t’ua zbehte gjasat për titull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat