Rocekts nuk dorëzohen, triumfojnë ndaj kampionëve

Basketboll

Rocekts nuk dorëzohen, triumfojnë ndaj kampionëve

Më: 23 maj 2018 Në ora: 11:58
Rocekts

Luftë e ashpër po zhvillohet edhe në finalen e Konferencës së Perëndimit.

Një triller i vërtetë është zhvilluar në Oracle Arena, aty ku Houston Rockets arritën të triumfonin me rezultat 95:92, ndaj Golden State Warriors, duke barazuar njëkohësisht serinë në 2:2.

Ndeshjet e mëdha vendosen nga basketbollistë të mëdhenj. Këtë e bënë edhe dyshja fantastike e Rockets, James Harden e Chris Paul që realizuan nga 30 përkatësisht 27 pikë.

Paraqitje të mirë patën edhe Stephen Curry dhe Kevind Durant, që shënuan 28 dhe 27 pikë secili, por në fund dolën të ishin të pavlera për skuadrën e tyre.

Fillimi ishte fantastik për Golden State, që shumë shpejtë avancuan, 12:0, por 4 pikë radhazi të James Harden fusin në lojë Rockets, që gradualisht rritin ritmin dhe saktësinë në gjuajtje, duke e mbyllur pjesën e parë në favor të 7 pikëve, 46-53.

Warriors, falë yjeve Curry dhe Durant arrijnë të kundërpërgjigjen në periodën e tretë, ndërsa në fillim të periudhës së katërt çuan epërsinë në 82:70, por as kjo nuk u mjaftoi të shmangin disfatën.

Ndeshja e radhës dhe e pesta në këtë seri do të zhvillohet në Toyota Center të Houstonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat