Golden State pëson humbje para shikuesve të vetë kundër Houstonit

Basketboll

Golden State pëson humbje para shikuesve të vetë kundër Houstonit

Më: 23 maj 2018 Në ora: 08:44
Golden State Warriors vs Houston

Mbrëmë është luajtur ndeshja e vetme e finales së serisë së playoff në Konferencën Perëndimore.

Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors ka pësuar humbje të papritur para shikuesve të vetë kundër Houston Rockets.

Basketbollistët e kësaj të fundit arritën të triumfojnë me rezultat 95-92, në saje të mbrojtjes së fortë dhe efikasitetit në fazën e sulmit.

Në fakt, periudha e katërt ishte vendimtare për “raketat” pasi që arritën të përmbysin disavantazhin prej dhjetë pikëve dhe të barazojnë numrin e fitoreve, përkatësisht secila nga dy sosh.

James Harden ishte basketbollisti më efikas te ekipi fitues me 30 pikë, i cili u ndihmua edhe nga Chris Paul me 27 sosh.

Stephen Curry ishte më i miri te vendasit me28 pikë, një më pak e realizoi Kevin Durant, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen e radhës.

Theksojmë se skuadra që arrin katër fitore do të sigurojë një biletë për në finalen e madhe, ku çifti tjetër gjysmëfinalist përbëhet nga Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics.

Ndryshe, theksojmë se takimi i pestë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet të premten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat