Red Bull Reign përfundon fazën e parë të garave

Basketboll

Red Bull Reign përfundon fazën e parë të garave

Më: 21 maj 2018 Në ora: 19:03
Red Bull Reign përfundon fazën e parë të garave

Për herë të parë në Kosovë, po organizohet gara e basketbollit e njohur si Red Bull Reign, një kompeticion shumë interesant dhe i veçantë.

Red Bull Reign është garë basketbolli, e cila përdor një sistem unik të rregullave duke u bazuar në rregulloren e FIBA-s,me sistemin e veçantë të vlerësimit, sistemit kumulativ, ku ekipi me më së shumti pikë vazhdon përpara. Me më shumë se 25 shtete, ekipet nga 4 lojtarë garojnë në ndeshje 8 minutëshe.

Gara është e hapur për ekipe nga 3 deri në 4 lojtarë, të moshës  nga 16 vjeç e sipër, derisa pjesëmarrësit mund të jenë nga dy gjinitë.

Ekipet do të garojnë me shkathtësi dhe shpresë që të fitojnë një udhëtim special në vendin e Goodman League, Barry Farms  në Washington D.C. për të përfaqësuar Kosovën në finalen botërore.

Faza e kualifikimeve ka përfunduar, ku ka përfshirë dy raunde. Në raundin e parë morën pjesë 12 ekipe nga Prishtina dhe 12 nga Prizreni, prej të cilave 8 ekipet e para nga secili qytet me më se shumti pikë, u kualifikuan për në raundin e dytë.

Pas përfundimit të raundit të dytë, 4 ekipe e mbetura nga qytetet e lartpërmendura, janë kualifikuar për në finalen e madhe, e cila do të mbahet në Prishtinë, më 26 Maj në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ekipet qe do të takohen në Finalen Kombëtare që zhvillohet në Prishtinë, nga faza e kualifikimeve e mbajtur në Prizren dhe Prishtinë janë:

4 ekipet nga Prizreni

AND 1
04
AOLENATO
THUG LIFE

4 ekipet nga Prishtina

SHAOLINAT
BARIO-B
FIRST-FIT
CHE BAR

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat