Rihapet finalja, Sigal Prishtina e mund KB Bashkimin

Basketboll

Rihapet finalja, Sigal Prishtina e mund KB Bashkimin

Më: 19 maj 2018 Në ora: 20:38
Foto nga ndeshja

Sigal Prishtina e ka shënuar fitoren e parë në fazën finale të ‘Play Offit’ të Kosovës në basketboll.

Skuadra kampione në fuqi, ka mposhtur me rezultat 88:77 në ‘Pallatin e Rinisë’ KB Bashkimin në ndeshjen e tretë finale.

Kjo ishte fitorja e parë e kryeqytetasve, që kanë edhe dy humbje.

Sigal Prishtina e nisi mirë takimin duke e fituar çerekun e parë me rezultat 24:22.

KB Bashkimi u rikthye në lojë kur fitoi çerekun e dytë. Por, pjesa e dytë e ndeshjes i takoi Sigal Prishtinës, e cila në fund arriti të shënonte fitore.

Rezultati momental në fazën finale, është 2:1 në të mirë të KB Bashkimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat