Prishtina e ka mundësinë e fundit, Bashkimi sonte mund të shpallet kampion - Bota Sot
Prishtina e ka mundësinë e fundit, Bashkimi sonte mund të shpallet kampion

Basketboll

E diel, 19 gusht 2018

Prishtina e ka mundësinë e fundit, Bashkimi sonte mund të shpallet kampion

Më: 19 maj 2018 Në ora: 10:06
Sigal Prishtina

Sigal Prishtina do ta ketë mundësinë e fundit për t’u kthyer në luftë për titull të kampionit në ndeshjen e tretë e cila zhvillohet në Prishtinë.

Nga ora 18:30 është Prishtina që do ta presë Bashkimin në atë që është ‘o jetë o vdekje’ për klubin më të trofeshëm.

Aktualisht Bashkimi ka epërsinë prej 2-0 në seri dhe do të provojë që të mbyllë qysh sonte dilemën e kampionit.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi Prishtina nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe do të provojë që të ngushtojë serinë në 2-1 dhe që të s’forcojë me mundësi edhe ndeshjen e pestë nëse arrin t’i fitojë dy sfidat në vijim.

Prishtina pritet të ketë përkrahjen e publikut sonte mbrëma e cila i ka munguar gjatë gjithë sezonit për shkak të konkurrencës së dobët në kampionatin e Kosovës.

Megjithatë, Prishtina mund ta humbë titullin dhe për këtë nuk do të dorëzohet lehtë në takimin shumë interesant që zhvillohet nga ora 18:30 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test