Houston Rockets barazon serinë finale me Golden State Warriors

Basketboll

Houston Rockets barazon serinë finale me Golden State Warriors

Më: 17 maj 2018 Në ora: 08:23
Stephen Curry (Getty Images)

Mbrëmë është zhvilluar takimi i dytë i finales së serisë së “playoff” në Konferencën Perëndimore.

Houston Rockets ka barazuar serinë finale 1-1 pas triumfit ndaj Golden State Warriors me rezultat 127-105.

Kampionët aktual të NBA-së, Warriors për asnjë moment nuk e rrezikuan fitoren e skuadrës mikpritëse në palestrën Toyota Center.

Raketat gjatë gjithë ndeshjes shfaqën një ndeshje fantastike, ku ishin tejet efikas në fazën e sulmit dhe agresivitet në mbrojtje, gjë që i solli edhe fitoren e radhës.

James Harden tregoi edhe njëherë se është lider i ekipit duke regjistruar “double-double” në saje të 27 pikëve dhe dhjetë asistimeve. Eric Gordon realizoi 27 pikë gjersa P.J Tucker shënoi 22 sosh.

Por, basketbollisti më efikas në ndeshje ishte në radhët e luftëtarëve, ku Kevin Durant realizoi 38 pikë dhe pati tri kërcime. Stephen Curry arriti të shënoi 16 pikë dhe pati shtatë asistime dhe po aq kërcime.

Tani seria e finales bartet në Golden State, aty ku ekipet do të ballafaqohen në dy ndeshjet e radhës.

Kujtojmë se ekipi që arrin dy fitore do të gjendet në finalen e madhe, ku mund të takohet me njërin prej gjysmëfinalistëve – Cleveland Cavaliers apo Boston Celtics.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat