Sonte finalja e dytë Bashkimi – Prishtina

Basketboll

Sonte finalja e dytë Bashkimi – Prishtina

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:34
Bashkimi – Prishtina

Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë finale në mes të Bashkimit dhe Prishtinës.

Ndeshja do të zhvillohet në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren me fillim prej orës 20:30.

Në ndeshjen e parë fituan lojtarët e Bashkimit të cilët gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mirë se skuadra e Prishtinës të cilët nuk i bënin ballë kundërshtarëve nga Prizreni.

Kampion do të shpallet skuadra që i shënon tri fitore.

Kampion në fuqi është Sigal Prishtina, skuadër kjo që në këtë edicion e ka fituar Kupën e Kosovës, duke e  mposhtur pikërisht Bashkimin në finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat