Përbindshi James - Bota Sot
Përbindshi James

Basketboll

E diel, 24 qershor 2018

Përbindshi James

Më: 16 maj 2018 Në ora: 10:48
James

Basketbollisti LeBron James e tha fjalën e tij, por Cleveland Cavaliers u dorëzuan sërish para Boston Celtics në “TD Garden”. I mahnitshëm 31-vjeçari me “triple double”: 42 pikë, 12 asite dhe 12 rikuperime, por magjia e “Mbretit” James sërish nuk mjaftoi para skuadrës më të titulluar në historinë e NBA. Celtics triumfuan 107:94 edhe ndeshjen e dytë të serisë finale në Konferencën e Lindjes dhe tashmë shkojnë më moralin e duhur në dy përballjet e radhës që do të zhvillohen në  “Quicken Loans Arena” të Clevelandit.

Cavaliers imponuan ritmin e tyre gatë pjesës së parë, sidomos në periodën e dytë, duke krijuar një diferencë prej 11 pikësh, me tabelën elektronike që tregonte shifrat 44-55. James bënte detyrën për miqtë, por Bostoni, edhe pa Irving, arriti të ringrihej gradualisht falë forcës së grupit dhe ndihmesës së padiskutueshme që dhanë lojtarët e stolit, duke marrë avantazhin në fund të periodës së tretë, për të fituar në fund me 13 pikë epërsi.

Brown (23), Rozier (18), Horford (15), Marc Morris (12), Smart (11) e Tatum (11), janë plot 6 basketbollistë të Celtics që shënuan mbi 10 pikë, ndërsa në radhët e Cavs James nuk u ndihmua sa duhet nga shokët e skuadrës, me Kevin Love që shtoi 23 pikë, ndërsa Korver vetëm 11 pikë.

Finalistët e sezonit të kaluar do të kenë nevojë ndoshta për një forcë të mbinatyrshme për të përbysur avantazhin e dyfishtë të serisë të Celtics, por me jashtëtokësorin James në organikë, e pamundura nuk ekziston.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test