Zenelaj: Presioni është më i madh tek Prishtina - Bota Sot
Zenelaj: Presioni është më i madh tek Prishtina

Basketboll

E diel, 24 qershor 2018

Zenelaj: Presioni është më i madh tek Prishtina

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2018 Në ora: 16:05
Urim Zenelaj në veprim

Qendra e Bashkimit të Prizrenit, Urim Zenelaj, ka deklaruar se janë të motivuar deri në pikën e fundit me fitoren në kryeqytet (84:81) kundër Sigal Prishtinës, dhe presin edhe fitoren e dytë rresht në finalen e play-off-it të IP Superligës së Kosovës në basketboll. Sfida mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës luhet nesër (20.30) në palestrën e sportit në Prizren. “Jemi të përgatitur maksimalisht. Jemi munduar mi shfrytëzuar këto ditë që t’i përmirësojmë gabimet që i bëmë në lojën e parë”, tha Urim Zenelaj. A jeni komplet dhe ku e sheh presionin më shumë? “Presioni është më i madh tek Prishtina sepse ne jemi në avantazh, por ende ka lojë për t’u bë“, tha Zenelaj. Ekipi me tri fitore edhe stoliset me titullin e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test