Flamurtari, kampion i Shqipërisë në basketboll për femra

Basketboll

Flamurtari, kampion i Shqipërisë në basketboll për femra

Më: 5 maj 2018 Në ora: 19:00
Foto nga ndeshja

Flamurtari në basketboll për femra është shpallur sot pasdite kampion i Shqipërisë në basketboll për femra, pas fitores 76-65 ndaj Tiranës në finalen e tretë të play off-it, duke fituar 3-0 serinë e finaleve. Një triumf i merituar i ekipit vlonjat, që para publikut të tij sot nuk zhgënjeu, duke e komanduar ndeshjen në shumicën e kohës. Për Flamurtarin ky është titulli i 22-të në karrierë, por është trofeu i parë sezonal për vlonjatet, ndërkohë që Tirana ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën.

Flamurtari arriti ta dominojë kampionaitn në fazën e dytë, kur mori kreun e renditjes dhe e mbrojti atë deri në fund, ndërkohë që lojërat e mira i tregoi edhe në play off. Fitorja 3 ditë më parë në finalen e dytë në Tiranë ishte shumë e rëndësishme për rrugën drejt titullit, pasi suksesi arritur në fushën e bardhebluve praktikisht vulosi fitoren. Mikeshat nga kryeqyteti tentuan të bëjnë mrekullinë në Vlorë, por pa sukses, duke u dorëzuar në pjesën e dytë, ndërsa Flamurtari ishte më racional dhe i saktë, duke festuar me meritë titullin.

Ndeshja e sotme, ndryshe nga dy finalet e para, është më e shpejtë dhe më e bukur, ekipet janë më të sakta në gjuajtje edhe pse bëjnë shumë faulla. Tirana është vazhdimnisht në avantazh në periodën e parë, të cilën e fiton 17-20, duke qenë më e saktë në sulm. Por në 10-minutëshin e dytë janë vendaset ato që luajnë më mirë, përmbysin shpejt shifrat dhe kanë një avantazh të lehtë, të cilin e ruajnë deri në fund, duke fituar 40-36.

Nga finalja Tirana-Flamurtari (foto: Merilda Meda)

Në periodën e tretë në fushë dominon skuadra  Flamurtarit, që nis gradualisht të shkëputet, është më e sakjtë në gjuajtje dhe mbron fort, duke bërë presing në gjysmëfushën e saj. Tirana gabon shumë, nuk arrin të përballojë ritmin e diktuar nga vlonjatet, që shkëputen 58-50 dhe udhëheqin 62-51, avantazh që administrohet mirë në çerekun e fundit. Tirana tenton deri në fund të rikuperojë por pa sukses, loja nuk dhuron emocione, pasi vlonjatet qarkullojnë mirë topin e zgjasin lojën, duke luajtur të qeta.

Në fund, 76-65 për Flamurtarin e drejtuar nga trajnerin Viron Toska, që korr një tjetër titull, duke u konfirmuar si skuadra kampione e Shqipërisë në basketboll për femra, ku dominon prej më shumë se një decade. Tirana, edhe pse luajti mirë e rivalizoi përgjatë gjithë sezonit, gaboi në fund, duke mos kompletiar tripletën (Kupë, Superkupë, Kampionat). Në fundin e takimit, drejtuesit e FSHB-së dorëzuan trofeun dhe nisi festa e kampioneve vlonjate.

Basketboll – Femra, Finale Play off

Flamurtari – Tirana, 65-48 (9-10, 21-12, 19-10, 17-16)

Tirana – Flamurtari, 54-58 (21-13, 11-18, 17-17, 5-16)

Flamurtari – Tirana, 76-65 (17-20, 23-16, 22-15, 14-14)

*Flamurtari fiton 3-0 serinë e finaleve të play off-it ndaj Tiranës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat