Lipjani apo Kalaja në Superligë?

Basketboll

Lipjani apo Kalaja në Superligë?

Më: 24 prill 2018 Në ora: 15:29
Ilustrim

Lipjani ka triumfuar në ndeshjen e parë finale të play-offit në Ligën e Parë të Meshkujve në përballje me Kalajën dhe kështu e ka bërë një hap para në luftë për titullin e kampionit në këtë kategori.

Takimi i luajtur në Lipjan ka përfunduar me rezultat 76:71 Ndërkaq ndeshja e dytë finale do të luhet të mërkurën me fillim nga ora 19:15 në palestrën e sportit në Prizren, ku Kalaja është nikoqir i Lipjanit.

Kampion  i Ligës së  Parë të Meshkujve do  të  shpallet  ekipi,  i cili  në  njërën  ndeshje  shënon  fitore  me  më  shumë pikë, ose  pëson   humbje  me  më  pak  pikë se sa  që ka fituar  ndeshjen e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat