Rockets dhe Jazz pranë kalimit në raundin tjetër të playoffit

Basketboll

Rockets dhe Jazz pranë kalimit në raundin tjetër të playoffit

Më: 24 prill 2018 Në ora: 11:32
Rockets dhe Jazz

Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës në NBA.

Houston Rockets vetëm një fitore larg kualifikimit në fazën gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit në NBA.

Të udhëhequr nga James Harden, Rockets fituan 119:100 në fushën e Minnesota Timberwolves dhe e çojnë në 3:1 rezultatin e serisë.

Në Target Center të Minneapolisit, pas një pjese të parë të mjaft të barabartë, që u mbyll 49:50, Houstoni ishte thjesht fantastik, duke shënuar plot 50 pikë vetëm në periudhën e tretë.

James Harden e mbylli ndeshjen me 36 pikë në total, 22 vetëm në periudhën e tretë, ndërsa Chris Paul shtoi edhe 25 pikë të tjera për Rockets. Në anën tjetër te Minnesota statistikat më të mira i kishte Karl Anthony Towns, 22 pikë dhe 15 kërcime.

Rezultatin në 3:1 e çon edhe Utah Jazz që mposhti përsëri Oklahoma City Thunder, këtë herë 113: 96.

Paul George dhe Russell Westbrook, me 55 pikë në total, nuk mjaftuan në “Vivint Smart Home Arena” të Salt Lake Cityt, ku ylli i përballjes ishte Mitchell i Jazz me 33 pikë, 4 asistime dhe 7 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat